Rama: Në fund të mandatit të tretë paga minimale 400 mijë lekë, heqim taksat për këtë kategori

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga data 1 janar 2022 do hiqet taksa mbi pagën deri në 400 mijë lekë. Kreu i qeverisë shtoi se do të ulet tatim fitimi, për ata persona që marrin paga deri në 2.5 milionë lekë të vjetra.
“E vetmja forcë sot për sot, që mund ta bëjë realitet këtë gjë të vështirë, jemi ne, unë dhe PS. Ne i japim shqiptarëve një vizion për vitin 2030.
Programi ynë mbështetet në realitetin tonë të përditshëm, ndërsa programi i tyre është për të arritur qëllimet vetjake. Ne kemi program qeverisës, për të jetësuar vizionin ‘Shqipëria 2030’, me plan për të joshur këdo.
Sot kemi 300 mijë lekë pagën minimale. Ne duam ta çojmë deri 400 mijë. Nga 1 janari 2022, do heqim taksën mbi pagën deri 400 mijë lekë. I bie që 63 për qind e të punësuarve nuk do kenë taksë për shtetin. Ulet tatimi mbi fitimin, për ata që marrin deri 2.5 milionë lekë të vjetra. Kjo masë hyn në fuqi më 1 janar 2022”, theksoi Rama.
Disa nga premtimet e kryeministrit
Shqipëria duhet të bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari, nuk duhet të jetë më zgjedhja e detyruar e askujt.
Është e vetmja rrugë për të çuar Shqipërinë përpara dhe vetmja forcë për ta bërë këtë jemi ne Partia Socialiste.
Vizoni ynë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen e çdo shqiptari mbështet nga një plan veprimi vizioni 2021-2025
Programi i tyre elektoral mbështet nga një nevojë e vetme, nevoja për pushtetin si qëllim në vetvete dhe jo si një mjet realizimin e qëllimeve të mëdha kombëtare dhe shoqërore plani ynë është program qeverisës me objektiva konkrete, programi i tyre elektoral një meny dëshirash të miletit ta hajë kush ta hajë, si gjithmonë si në të gjitha etapat dhe ndeshjet zgjedhore.
Ne themi sot në planin tonë atë që do të bëjmë dhe do të bëjmë nesër atë që themi sot.
Ata thonë gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje, ulim sigurimet rrisim pensionet.
Unë do të fokusohem te hapat konkret për taksat dhe pagat.
Tonat janë masa të studiuara e të planifikuara për tu zbatuar nga qeveria ime, ndërsa të tyret janë premtime të lëshuara për ti marrë era e vjeshtës së parë e qeverisjes Lulit, Saliut , Ilirt, Monikës, Shpëtimit, Dules, Dukës, e të tërë ccufove e bubave kaccurelë që janë mbledhur në atë çadër cirku.
Sot kemi pagën minimale 300 mijë lekë, 55 % më shumë sec ishte kur morëm detyrën, natyrisht nuk mjafton.
Plani ynë është ta rrisim çdo vit duke e çuar në 380 mijë e duke synuar 400 mijë lekë në fund të mandatit të tretë.
Ata thonë 360 mijë e ka shumë mundësi që duke na dëgjuar ta çojnë 420 mijë.
Ne jo vetëm do synojmë pagën minimale 400 mijë lekë, por duke nisur nga 1 janari 2022, do ta heqim taksën mbi pagën aktuale deri në 400 mijë lekë për sektorin publik dhe privat.
Duke nisur nga viti i ardhshëm 63% të punësuarve në Shqipëri që sot marrin nga 300-400 mijë lekë nuk do të kenë taksë për pagën.
Ka një kategori të punësuarish që marrin mbi 1.5 milionë lekë dhe hynë në fashën e lartë të taksimit progresiv mbi pagën. Ne do ta shtyjmë më lartë taksën 23 % të pagës dhe do të ulim tatimin mbi pagat e larta deri në 2.5 milionë lekë në muaj.
Kjo masë do të hyjë në fuqi në 1 janar 2022.
Do ta rrisim pagën minimale të administratës në 850 mijë lekë në muaj në mandatin e tretë.
Taksa e sheshtë është rrezik për të gjithë ata që paguhen nën 1.2 milionë. Ata duhet të paguajnë për shtetin me shumë sesa paguajnë sot falë taksimit progresiv.
Pagat aktualisht tatohen
Paga 0-30 mijë lekë nuk tatohen
Pagat mbi 30 mijë lekë deri në 150 mijë lekë taksohen 13%
Pagat mbi 150 mijë lekë tatohen 23%
Programi i PS për mandatin e 3-të
Pagat 0-40 mijë lekë nuk do të tatohen
Pagat mbi 40 mijë lekë deri në 250mijë lekë do taksohen 13%
Pagat mbi 250 mijë lekë tatohen 23%