“AstraZeneca ka dalë me 3 deklarata të ndryshme”, epidemiologia shqiptare në SHBA: Këtu nuk është aprovuar ende

Në këtë periudhë të vështirë nga pandemia e koronavirusit, është hapur një debat i gjerë në lidhje me vaksinën AstraZeneca. Nëntë vende e kanë bllokuar aplikimin e saj, pasi dyshohet për efekte anësore.

Në Shqipëri kanë ardhur 38400 doza të kësaj vaksine dhe ka nisur menjëherë aplikimin te mësuesit. Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në lidhje direkte nga SHBA ishte epidemiologia, Rudina Muzina.

Ajo u shpreh se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk është aprovuar kjo vaksinë, pasi nuk ka dhënë të dhënat e fazës së tretë klinike. Por Rudina shtoi se pritet aprovimi i kësaj vaksine.

“AstraZeneca ka dalë me 3 deklarata të ndryshme”,

“Në fillim fare ne pamë se AstraZeneca u aprovua në bazë të studimeve klinike në Mbretërinë e Bashkuar. E duke qenë se ka patur kampion më të vogël në fazën fillestare, nuk ka shumë raste. Gjithashtu AstraZeneca ka dalë me 3 deklarata të ndryshme, duke mos e bërë të sigurt. Fillimisht tha se me dy doza të plota ka një efikasitet 60%, më pas doli me tjetër deklaratë dhe në fund ta ka efikasitet 80 për qind”, tha Muzina.

“EMA deklaron: Tashmë ne nuk kemi asnjë të dhënë që këto shkaqe mjekësore janë të lidhura me vaksinimin, sepse nuk janë listuar si efekte anësore në fletën shoqërore të kompanisë”, tregoi ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT