VIDEO/ Çudi natyrore në Finiq. Fundoset toka, ende nuk ka ekspertizë

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në fshatin Krongj të Finiqit.
Një sipërfaqe toke prej thuajse 20metra katrorë është fundosur duke krijuar një rreth me thellësi thuajse 2 metra ndërsa nën të ka ujë.
Në afërsi të vendngjarjes ndodhet një minierë kripe ndërsa ende nuk ka shkuar një grup ekspertësh për të shpjeguar arsyet e këtij fenomeni.
Punonjës të bashkisë Finiq kanë rrethuar perimetrin duke u siguruar që qytetarët të mos i afrohen zonës së rrezikshme ndërsa tërheqja e tokës vijon.