VIDEO/ Hapet një prej tuneleve tek sheshi “Shqiponja” nga Tirana në drejtim të Durrësit

Hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 4 në nyjen “Shqiponja”.

Përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin.

Ministrja Belinda Balluku tha se po punohet edhe për hapjen e tuneleve të tjera për të bërë të mundur qarkullimin e lirë.

“Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për vendosjen e sinjalistikës dhe qarkullimin e duhur pa probleme të automjeteve,” tha Balluku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT