VIDEO/ ‘Bëhu pak burrë Lul’, Rama i përgjigjet Bashës ‘flakë për flakë’ me videon kur Berisha ofendonte me fjalor banal në Kuvend

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë, kryeministri Edi Rama zgjodhi një teknike ndryshe, ndërsa i përballte me kandidatët kundërshtarë të PD.
Kreu i qeverisë kishte zgjedhur disa foto pa ngjyra (që opozita i cilësoi bullizuese), ndërsa ajo që krijoi më shumë debat, ishte fotoja e Grida Dumës e cila shfaqej me gojën hapur dhe një mikrofon.
PD e quajti gjestin e Ramës ‘seksizëm’, ndërsa kryeministri ‘satirë të klasit të lartë’. Veprimi i Ramës shkaktoi shumë debat, ndërsa Lulzim Basha postoi sot një video me të cilën akuzon kryeministrin se ofendon gratë.
“Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek. Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë… Kur përqeshen… Kur ofendohen… Kur diskriminohen…Vetëm sepse bëjnë punën e tyre! Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj… Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë? Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model. Voto për ndryshimin”, shkruante Basha në videon e tij, ndërsa shoqërohej me deklarata të Ramës.
Në kundërpërgje, Rama ka publikuar të njëjten video me tekstin e përgatitur nga PD, por me fjalorin poshtërues të Sali Berishës.
‘Videoja që ngatërroi Lulëzim Basha. Bëhu pak burrë Lul!’– shkrua Rama. /Gazeta SHQIP
View this post on Instagram