“Greku” me “Çamin” në një listë, Idrizi: Duhet bashkpunuar me ta, do largojmë të keqen

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka komentuar koalicionin e bërë me Partinë Demokratike dhe futjen në listën e PD, ku është edhe Vangjel Dule.
I ftuar në emisionin “FrontLine”, në “News24”, Idrizi tha se në këto zgjedhje janë bërë të gjithë bashkë, edhe ata që nuk bëheshin në të kaluarën, për të larguar, sipas tij, të keqen.
“Unë nuk mundem dot me peshën që kam të kondicionoj zotin Basha. Janë bërë bashkë ata që nuk duhet të bëheshin bashkë, për të hequr të keqen, Ramën.
U detyruam të futemi në një listë, për shkak të Kushtetutës. Shqiptarët janë të lirë, kush nuk e do Dulen të mos e votojë. Kush nuk na do ne, të mos na votojë.
Unë jam në vendin tim dhe me votat e mia. Nëse ata që qajnë hallin se u bëra mik me grekun, unë s’kam probleme.
Juve nuk iu bën përshtypje që Rama nuk e ka në program çështjen çame?
Ai nuk flet për ligjin e luftës me Greqinë”, i tha Idrizi gazetarit që e pyeti mbi paradoksin.