Debati për AstraZeneca/ EMA: Përfitimet e kësaj vaksine, më të mëdha se rreziqet

Efikasiteti i vaksinës AstraZeneca dhe ndikimi i mundshëm në mpiksjen e gjakut, është kthyer në temë debati në BE, ndërsa disa shtete kanë pezulluar përdorimin e saj.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se po hetonte më shumë se 30 raste të raportuara të çrregullimeve të gjakut, nga 5 milion marrës të vaksinës AstraZeneca.
Gjithsesi, EMA thotë se përfitimet se përfitimet nga vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit, i tejkalojnë rreziqet dhe se nuk ka asnjë të dhënë që ajo shkakton mpiksje të gjakut.
“Përfitimet vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet, por ky është një shqetësim serioz dhe ka nevojë për vlerësim serioz dhe të hollësishëm shkencor,” tha Shefja e Agjencisë Evropiane të Barnave, Emer Cooke.
“E dimë se ka raste të mpiksjes gjaku së gjakut në BE. Por ne duam të përcaktojmë nëse këto incidente shkaktohen nga vaksina ose nga shkaqe të tjera. Ndërkohë që hetime vijojnë ne jemi të bindur se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e COVID-19, i tejkalojnë rreziqet”, tha Cooke.
Rezultatet nga hetimet e Agjencisë Evropiane të Barnave pritet të publikohen të enjten. /Gazeta SHQIP