“Ruani vajzat nga Likja”/ Meta i përgjigjet Ramës: Unë nuk i prek me dorë…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një dalje publike ditën e sotme i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama i cili tha “Ruani vajzat nga Likja”.
Teksa foli për çështjen e Vjosës, Kreu i Shtetit shtroi edhe problemin e mbrojtjes së votës ditën e zgjedhjeve duke bërë thirrje që votat mos të preken.
“Çdo shqiptar është dakord me presidentin që nuk duhet të vihet më dorë në votën e tyre.
Prandaj jemi në këtë situate të rëndë duke udhëhequr në nivel botërore për shkak se niveli i lirisë së zgjedhjes është katandisur në këtë situatë. Është një kusht nga BE për negociatat. Të gjithë t’i mbajnë larg duart nga votat e shqiptarëve. Të bëjnë një fushatë europiane. Është gjë pozitive që përveç forcave politike, kemi mundësinë të shprehemi për kandidatët.
Në kuvend duhet njerëz me integritet. Nuk është ankuar ndonjë gazetare për prekje me dorë nga Ilir Meta. Ju e dini sa i durueshëm ka qenë me të gjitha ju. Ju e dini kush bën presione ndaj gazetarëve të cilët i bëjnë pyetje që nuk kanë kaluar nga zyrat e propagandës”, tha Meta