VIDEO/ Fermeri i jep telefonin Bashës që të flasë me gruan e tij, kreu i PD-së: Thëllëza si je…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Novoselës në Vlorë, për të takuar disa nga fermerët shqiptarë.
Gjatë bisedimeve me ta, Basha u tha se nuk u premton mrekulli, por që do të bëjë atë që kanë bërë vendet e rajonit për të mbështetur fermerët.
Në një moment ai ka hasur me një fermer që insistonte të bënte foto me të, madje ai i ka dhënë në telefonin Bashës që të fliste me gruan e tij.
Pjesë nga biseda:
Fermeri: Ooo luli po me merr gruaja, do dalësh në lajme të bëjmë një foto
Basha: Ma jep pak, si e ka emrin gruaja
Fermeri: Thëllëza
Basha: Thëllëza si je., jam me Pirron duke qarë hallet do të fitojmë patjetër është fitorja juaj e çdo familje shqiptare. Kam kapur dorën e Pirros këtu dorën e punëtorit. Vaji që ju ka ngelur pa shitur do të rrisim mirëqenien. Ti je grua e fortë, siç po çel pranvera ashtu dhe ju do të sillni ndryshimin. Të përqafoj fort.