Berisha ‘fushatë’ kundër AstraZeneca-s, SULMON “EMA”-n: Po vdesin të rinj dhe gra…

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmon Agjencinë Europiane të Barnave, pas deklaratës se vaksina anti-Covid e AstraZeneca është e sigurtë.
Berisha tha se në momentin që kanë vdekur njerëz, askush nuk duhet ta bëjë vaksinën. Më tej Berisha shtoi se s’ka asnjë provë që të vërtetojë lidhjen mes vdekjeve dhe vaksinës, por shkencëtarët po punojnë për këtë gjë.
Berisha theksoi si shqetësues faktin që kanë vdekur pas kryerjes së vaksinës “mosha të reja dhe gra”.
“Kjo është një deklaratë skandaloze, cinike, askush nuk ka të drejtë ta bëjë vaksinën nëse shkakton vdekjen.
Sot EMA për hir të së vërtetës, deklaroi se do të duhen studime më të thelluara. Sot grupe studiuesish kanë filluar të hedhin dyshimet e para edhe për të dhëna që mund të tregojnë shkak-pasojë të vdekjeve me vaksinën AstraZeneca. Kjo vaksinë u miratua gjerësisht, por sot është e pezulluar në shumë vende të BE. Dhe EMA tani na thotë se do na duhet më shumë kohë, këto koicidenca apo lidhje, janë në mosha të reja dhe gratë e reja”, deklaroi Berisha për KlanNews.