PD fillon ‘HILET’ për zgjedhjet/ KQZ i fshin PD-së 78 kandidatë për deputetë: Garë e pandershme, keni fryrë lista qëllimisht
KQZ ka miratuar listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, nën koalicionin “Aleanca për ndryshim”.
KQZ ka miratuar vetëm listën e kandidatëve e barasvlefshme me numrin e mandateve për secilin qark, duke fshirë emrat e tepërt të depozituar nga opozita.
Nga 231 emra të depozituar nga PD, pranohen vetëm 153. Çka do të thotë se KQZ ka lënë jashtë 78 kandidatë.
Lidhur me këtë, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji ka ironizuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se mosmarrëveshjet e tij me aleatët nuk mund të zgjidhen nga KQZ.
Salianji gjithashtu ka kërkuar që KQZ të bëjë një hetim të shpejtë për dy kandidatët e PD që në media janë përfolur si të inkriminuar.
“Sherri që mund të ketë Luli me aleatët nuk mund ta zgjidhë KQZ-ja, si puna e adoleshentit që kur i bërtet shumë në shtëpi ke hall mos të ikën nga shtëpia. Ne e duam në garë PD-në, por duhet të zbatojmë ligjin. Jemi vonë, publikimi i emrave, të paktën dy emra në listë KQZ kishte mundësi t’i verifikonte, është numri 8 në Durrës, KQZ duhet të bënte një verifikim të shpejtë. Dhe në Shkodër, numri 5 që është nën hetim në formular nuk e ka deklaruar”, deklaroi Salianji.
“Nuk ka asnjë ndalim për kandidatët e aleancës së PD, nga të dhënat që ata kanë deklaruar. Drejtoria e Gjendjes Civile ende nuk ka kthyer përgjigje”.
Listat e miratuar për 12 qarqet:
1-9 Berat
1-6 Dibër
1-15 Elbasan
1-18 Fier
1-6 Gjirokastër
1-12 Korçë
1-3 Kukës
1-15 në Durrës
1-9 Lezhë
1-12 Shkodër
1-36 Tiranë
1-12 Vlorë