Nuk është MEME/ Rama nxjerr fotot duke “biseduar” me veten: Do ikësh? Jo s’kam mbaruar punë akoma!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në mediat sociale me anë të së cilës duket se zhvillon një monolog me veten.
Kreu i qeverisë, shfaqet në foto përballë vetes së tij dhe bën një pyetje, të cilës i përgjigjet po vetë.
Fotomontazhi i postuar të jep idenë sikur Rama është duke folur me veten e tij. Njëri pyet: Do ikësh? Dhe tjetri mohon, duke shtuar se nuk ka mbaruar punë akoma.
Siç duket kryeministri është i bindur se ka punë për të bërë, edhe pse vendimin për ta zgjedhur ose jo do e japin shqiptarët.
BISEDA E RAMËS ME ‘VETEN’:
– Do ikësh?
– Jo, nuk kam mbaruar punë akoma!
View this post on Instagram