Gazi i lëngshëm del në treg pa aktcizë, nëse shitet nën 97 lekë për litër, mund të bëhet objekt hetimi për evazion fiskal

Gazi i lëngshëm për përdorim familjar dhe në bujqësi ka shkaktuar probleme me çmimin e saj. Sipas legjislacionit për ligjin fiskal, gazi i lëngshëm për përdorim familjar del në pikat e shitjes pa akcizë. Por çfarë ndodh në të vërtetë është pamundësia e insitucioneve për të bërë ndarjen dhe më pas mbledhjen e të ardhurave nga akciza.
Gazi i lëngshëm jo vetëm për përdorim familjar por edhe autogaz ka dalë me çmim në shitje finale pa akcizë. Çka ka sjellë sfidë për tregtarët e gazit të lëngshëm të cilët nuk munden të dalin në treg vetëm me çmimin e importit, pa paguar detyrimin e akcizës.
Nga ana tjetër, edhe pikat e tregtimit të gazit të lëngshëm, e shesin me të njëjtin çmim si për autogazin ashtu edhe për konsumatorin familjar.
Çmimi i gazit të lëngshëm në port mbërrin më çmimin 39.78 lekë për litër. Ky çmim është pa akcizë. Ndërsa duke I shtuar detyrimet doganore 1 litër naftë kushton 78 lekë. Dhe po sërish këtij çmimi i shtohet 19 lekë akciza, çmimi i detyrueshëm për shitje është 97 lekë.
Çdo çmim tjetër nën këtë vlerë, e bën shitjen e gazit të lëngshëm, objekt për hetim për evazion fiskal.
Në vitin 2019 janë zhdoganuar 215204 Ton Gaz i lëngshëm nga nafta (GLN) dhe në vitin 2020 janë zhdoganuar 330953 Ton Gaz i lëngshëm nga nafta (GLN). Ndërsa për akcizën e mbledhur vazhdojmë të jemi në pritje të përgjigjes zyrtare nga institucionet.