Disa vende pezulluan AstraZeneca-n/ Rama zbulon rezultatet e vaksinimit te mësuesit, ka dhe një mesazh për Bashën

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Shkodër ku foli për vaksinimin e mësuesve. Ai tha se po rritet dita ditë numri i mësueve që kanë kryer vaksinën dhe nuk ka pasur asnjë problem pavarësisht se disa vende e kanë pezulluar AstraZeneca-n.

Rama gjithashtu kujtoi se vaksina nuk është me detyrim dhe thumboi edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha për mbledhjen e turmave të njerëzve në këtë kohë fushate.

“Deri tani nuk kanë nxjerrë asnjë problem. Po rritet numri i mësuesve që po vaksinohen, vaksina është me dëshirë jo me detyrim. Shpresoj në të ardhmen të kemi sasi të tjera të konsiderueshme vaksinash, që pastaj të vazhdojmë me moshën mbi 60, pastaj me moshën nën 60. Kjo është sfida e sfidave, tjerat nuk kanë rëndësi.

Dalin partitë e KÇK që dalin bashkë me dhëndrin përpara me turmën e njerëzve duke mos pyetur as për virus as për gjë. Ju thashë kjo është sfidë për shëndetin, nuk rrezikohet shëndeti. Ata që bëjnë dasmorët duhet të ruajnë veten dhe të tjerët, se këto historitë me buri, makina, dy gishta janë të viteve ’90, prandaj s’fitojnë ata se janë po ata që ishin dhe kur humbën,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT