Çfarë po ndodh në Prishtinë? Qyteti mbushet me flamuj të zinj (FOTO)

Partia Socialdemokrare e cila dikur është udhëhequr nga i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka mbushur kryeqytetin me flamuj të zinj.
PSD përmes një aksioni ka vendosur flamuj të zinj përgjatë te gjitha rrugëve të qendrës së Prishtinës.
Aktivistët që janë parë në këtë aksion janë Frashër Krasniqi e Nol Nushi.
Ende ky subjekt politik që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj nuk kanë shpjeguar simbolikën e aksionit ndërsa qytetarët kanë qenë ata që janë habitur, e disa të tjerë janë shprehur kundër flamujve të rinj.