Përplasja me deputetin e PD-së, reagon biznesmeni: Politikan rrugaç, më shau dhe më ofendoi, dua…

Biznesmenin Gjergj Luca ka reaguar pas përplasjes që pati me pedagogun e njohur, kandidati për deputet në listën e Elbasanit për PD, Luçiano Boçi.

Luca e ka quajtur Boçin një politikan “rrugaç”. Ai ka thënë se debati nisi pasi Luçiano Boçi e ka sharë dhe e ka ofenduar.

Ai ndër të tjera është shprehur se i dhunuari është ai dhe kërkon që çështja të zbardhet.

“Unë jam i dhunuari dhe dua që çështja të zbardhet. Luçiano Boçi është një politikan rrugaç. Boçi më shua dhe më provokoi,” ka thënë Luca.

Kujtojmë që më herët ka reaguar edhe Boçi ku tha se ky agresion ka qenë me motive politike dhe se këto janë incidente të inskenuara nga Rama, pasi të majtët janë në panik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT