Rama këshillon shkodranët: Zbritni nga gomari i tifozllëkut dhe votoni kalin që iu kalon matanë lumit

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve të PS në Shkodër, u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë për atë që punon dhe jo me tifozllëk.
Rama ka bërë një pasqyrë të atyre projekteve që janë bërë deri me tani në të gjithë qarkun, ndërsa sulmoi Voltana Ademin për bllokim të projekteve.
“Kemi dhënë një shembull shumë të mirë për zonën e Shirokës që ka zhvillim shumë të mirë turizmi. Jemi gati për projektin për vijën liqenore për ta transformuar si lungomarja e Vlorës, apo si ajo e Himarës apo si ajo e Durrësit. Për të gjitha këto kemi nevojë për besimin e shkodranëve dhe shkodraneve që është koha të shohin Shkodrën të parën, të shikojnë kalin që e çon matanë lumin dhe jo mbi gomarin e tifozllëkut partiak. Në Malësi të madhe kemi hapur jo thjesht një rrugë të re, që të çon në kufi aty ku gjenden një parajsë e Shqipëri, por kemi hapur një rrugë të re për turizmin. Në atë zonë bukuria ka qenë gjithmonë aty, por kushtet infrastruktura nuk stimulon ardhjen e vizitorëve. Mjafton të shihet Tamara si ishte dhe se si është, ku maksimumi mund të gjeje dyer për të luajtur bingo, ndërsa sot ajo ekonomi e vogël po ecën”, tha Rama./Gazeta SHQIP