Vaksinim, vaksinim, vaksinim! Rama reagon pas vendimit të EMA për AstraZenecan

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Komiteti i sigurisë së Agjencisë Europiane të Barnave deklaroi në mbledhjen e tij urgjente për vaksinën e AstraZeneca se ajo është e sigurt, e efektshme dhe përfitimet janë më të mëdha se rreziqet.

Kreu i qeverisë thotë se do vazhdojë vaksinimi për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë

“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA

Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”, shkruan Rama.

Disa shtete ngriten dyshime se vaksina shkakton trombozë, por OBSH dhe EMA thonë se duhet të vazhdohet me vaksinimin, pasi AstraZeneca është e sigurtë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në Shqipëri janë kryer 2954 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 36,323 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT