Grushtat ndaj biznesmenit Luca, Balla: Basha të përjashtojë agresorin Luçiano Boçi

Pwr incidentin qw u shoqwrua me përplasje tw forta fizike të ditës së djeshme të kandidatit të PD Luçiano Boçi me biznesmenit të njohur në Elbasan, Gjergj Luca, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar që Basha të marrë masa të menjëhershëm ndaj kandidatit të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka dënuar dhunën dhe kwrkon qw Basha ta pwrjashtojw Boccin nga lista e kandidatwve pwr deputetw

“Shpreh indinjatën dhe dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulezim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca. Nuk reagova deri më tani duke pritur që Lulezim Basha të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luciano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur. Pamjet tregojnë qartë politikanin dhunues, madje dhe si një bandë grabitësish i marrin dhe telefonin në pronësi të zotit Luca”, shkruan Balla.

Mw tej ai shkruan se “këto veprime të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, ku duhet tu lemë mundësinë qytetarëve të zgjedhin mes ekipeve dhe programeve tona”.

“Mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulezim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar. I bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit të mos bien pre e provokimeve të gaztorëve të Lulezimit me kompani, që frymëzohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”, ka shkruar Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT