LAJMI I FUNDIT/ Shkon në 2122 numri i viktimave, rritet numri i të vdekurve dhe infeksioneve 24 orët e fundit

16 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, duke e çuar në 2122 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:

4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Himara, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54- 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”

Rritje ka njohur edhe numri i të infektuarve, ku ministria raporton pë 494 infeksione të reja.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2986 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 494 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

126 raste në Tiranë, 45 në Shkodër, 35 në Fier, 33 në Durrës, 24 në Elbasan, 20 në Berat, nga 16 raste në Kurbin, Kukës, Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Kamëz, nga 9 raste në Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, Sarandë, 8 në Korçë, nga 7 raste në Pogradec, Memaliaj, nga 6 raste në Mat, Ura Vajgurore, nga 5 raste në Tropojë, Tepelenë, Peqin, Vorë, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Vau i Dejës, Selenicë, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Kavajë, Roskovec, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, Skrapar, nga 1 rast në Has, Dibër, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, Maliq, Cerrik, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT