‘Për herë të parë një grua myslimane praktikante do…./ Kandidatja e PD në Tiranë kërkon para për fushatë: Më ndihmoni

Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Anduena Qefalia, e 29-ta në listë, ka habitur ndjekësit me kërkesën e saj për zgjedhje. Me anë të një postimi në Facebook, Qefalia ka kërkuar ndihmë monetare nga mbështetësit e saj, në mënyrë që të futet në Kuvend. Për të çuar deri në fund nismën e saj, ajo ka publikuar edhe të dhënat e llogarisë bankare.

“Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj  në llogarinë bankare më poshtë,”-shkruan ajo ndër të tjera.

I/e dashur mik/e! Unë jam duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit. Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona. Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision! Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj  në llogarinë bankare më poshtë:

Mbajtësi i Llogarisë: Anduena Qemal Qefalia

IBAN: AL25 2121 1401 0000 0000 0150 0343

Me mirënjohje të thellë, Anduena Qefalia!

Por postimi i saj, nuk është pritur mirë nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar për t’i bërë komente, ku dhe e kanë pyetur se nëse do të jetë transparente me paratë që do i kalojnë në bankë.

“Transferta kërkon dhe një adresë te përfituesit. A mund të na I dërgoni?”– shkruan njëri prej komentuesve.

“Çudi, si je praktikante kaq e devotshme mbështet një forcë politike që u tall 8 vite rresht me tempullin e shenjtë të faljes të fesë tuaj. Dhe e fundit mos e përdorë fenë për qëllime politike se që nga  moment e humb totalisht funksionin shpirtëro të besimit. Le që aty të kan vënë sado të përdorësh mbiemrin fisnik që ke sdel e sdel deputet. Lëre Allahun jashtë pisllëqeve politike.”- shkruan një tjetër.

“Një pyetje kam unë. A do të jetë transparente shuma e lekëve që do hidhen në llogarinë tënde? Dhe si do të veprosh me ato lekët nëse sod zgjidhesh deputete”– komenton një ndjekës.

'Për herë të parë një grua myslimane praktikante

Back to top button
LAJMET E FUNDIT