Variantet e reja të covid, mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë për ata që kanë kaluar infeksionin

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti në facebook ka ndarë me qytetarët një studim amerikan që përbën një lajm të mirë për njerëzimin në situatën që po kalon bota nga pandemia e COVID-19.
Sipas studimit të publikuar nga Alimehmeti, variantet e COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer.
Postimi
-Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2.
-Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga:
-gjaku i pacientëve të sëmurë
– gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe
-gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.
– Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin:
– variantin e Wuhanit
– variantin D614G (klasik)
– variantin Britanik
-variantin Kalifornian.
Pra, miqtë e mi:
-Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja.
– Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi.