VIDEO/ 19-vjeçarja me covid sjell në jetë foshnjën tek “Shefqet Ndroqi”, mjekja nxjerr pamjet emocionuese

Një lajm i mirë vjen nga Spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi, ku një nënë e re 19 vjeçe e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë shëndosh e mirë foshnjën e saj.
Mjekja Alma Cani ka dhënë lajmin e mirë përmes një video emocionuese në rrjetet sociale, ku shfaqet nëna e re me foshnjen e porsalindur.
“Mireseerdhe Noel në jete! Lindja jote na jep force! Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid 2 ,lind 19 vjeçarja e semure me Covid 19. Realizohet lindja me sukses ne ambientet e spitalit Covid 2 ne bashkepunim te ngushte me koleget e spitalit Obsetrik – Gjinekologjik “ Koco Glozheni”. Urojme qe lajme te tilla te bukura t’i ndajme me ju cdo dite!Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes!”, shkruan mjekja krah videos.
Ne i urojmë Noelit jetë të gjatë dhe 19 vjeçares shërim të shpejtë. /Gazeta SHQIP