Boçi reagon ndaj Ramës: Me 25 prill do të marrësh 1 milionë grushte, po të kisha telefonin e Lucës sot…

Kandidati i PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi ka reaguar ndaj sulmeve të kryeministrit Rama që lëshoi sot në adresë të tij në takmin me ekipin socialist të kandidatëve për deputetë.
Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se kryeministri vazhdon të luajë me lojën e telefonit të prishur, duke e quajtur telefonin e tij si të biznesmenit Luca.
“Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur! Telefonin tim e quan të Llucës.
E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin. Është siguruar 1000 herë për këtë. Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare. Kushedi ku do përfundonte Rama!? Grushtet janë përgjigjja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës. Në 25 prill do marrësh një milion grushte!”, shkruan Boçi.
Boçi u bë objekt i përplasjes së fortë me biznesmenin Gjergj Luca. Në videot e pulbikuara shihet që Boçi godet me grushte Lucën, i cili pengohet nga dy të tjerë që mbahet nga krahu, njerëz të kandidatit demokrat.
Për këtë që të dy kanë kryer kallëzime në prokurori. Ndërsa Luca pretendon se Boçi i ka marrë telefonin, por ky i fundit e ka mohuar duke deklaruar se telefoni i rënë në tokë gjatë përleshjes fizike ishte i tiji.
Kreu i qeverisë sot ka reaguar për përleshjen fizike mes kandidatit të PD, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca. Rama e ka cilësuar Boçin si grushtues, ndërsa Lucën i referohet si punëkrijues i madh. Kryeministri u shpreh se nëse “gurshtuesi i sipërmarrësit të madh do të kishte qenë cilido nga ne, ata do të kishin vënë kujën”.
“E pamë në Elbasan dhe ju ftoj ta imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, i një punëkrijuesi të madh, të kishte qenë cilido prej nesh prej djemve dhe burrave që janë këtu në tavolinë, ,grabitësi i telefonit të tij të ishte Tualanti, apo Luani, cilido qoftë çfarë do të ishte bërë. Sa email-e dhe telefonata, e lumenj lumi do kishin derdhur nëpër Evropë dhe sa do të kishin vënë kujën. Ne e kemi të qartë se janë të dëshpëruar se e kanë të qartë që nuk kanë mundësi të kenë një shans tjetër”, tha Rama.