Votohet pasditen e sotme, ja emrat që pritet të jenë ministra në Qeverinë Kurti 2

Qeveria e re e Kosovës pritet të votohen pasditen e sotme, ndërsa janë publikuar tashme edhe emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri.
Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka konfirmuar se është bërë përcaktimi i ministrave.
Disa nga emrat e përmendur janë:
Zëvendëskryeministër pritet të emërohet Besnik Bislimi,
Ministrinë e Punëve të Jashtme pritet ta drejtojë Donika Gërvalla,
Ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla,
Ministrinë e Arsimit, Arbërie Nagavci,
Ministrinë e Shëndetësisë pritet ta udhëheq Arben Vitia
Ministrinë e Bujqësisë pritet ta udhëheqë Faton Peci,
Ministrisë e Kulturës Hajrullah Çeku,
Ministrinë e Drejtësisë pritet ta udhëheqë Albulena Haxhiu,
Ministrinë e Financave pritet ta udhëheqë Hekuran Murati,
Ministrinë e Tregtisë pritet ta drejtojë Rozeta Hajdari,
Ministrinë e Mjedisit pritet ta udhëheq Liburn Aliu,
Ministrinë e Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi.
Nuk dihet ende se kush do të jetë ministri i Mbrojtjes, e po ashtu nuk dihet nëse do të ketë Lista Serbe post ministror.