Konjufca, kryetarit të Kuvendit i vendosin flamurin kuqezi

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës. Ai ka marrë 69 vota pro të deputetëve.

Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit e kanë propozuar Konjufcën kryeparlamentar për legjislaturën e re.

Propozimin e tij e ka bërë deputeti Adnan Rrustemi. Pro tij votuan 69 deputetë, 33 kundër dhe asnjë asbtenim.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në. Përpara votimit Konjufcës i është vendosur në vendin ku ulet flamuri kombëtar i Shqipërisë.

Konjufca, kryetarit të Kuvendit i vendosin flamurin kuqezi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT