Basha flet si shkrimtar: Kam menduar të shkruaj që 10 vjeç, ka qenë dëshira ime e parë

Lulzim Basha i ka befasuar të gjithë pak më shumë se 1 muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Kreu i PD vjen me një libër i cili titullohet “Misioni Im”. Nga Qytet Studenti, ku prezantoi librin e tij të parë me një grup studentësh, krah shkrimtares Flutura Açka, Basha tha se ky libër vjen si një letër e hapur.

Lideri i PD zbuloi se të shkruaje ka qenë dëshira e parë e tij.

“E kam menduar që 10 vjeç. Dëshira ime e parë ka qenë që të shkruaj. Dashuria ime për librin daton që në fëmijërinë time të hershme. Mu hap një botë e tërë që m¡ ngacmonte fantazinë dhe imagjinatën. Libri është gjithmonë superior, sepse tregon autencitetin e individit. Është një ditë me emocion për mua. Ndodhëm këtu dhe përpara kam një libër që mban autorësine time. Është e veçantë edhe dita e sotme sepse është 22 marsi, dita e fitores së demokracisë. Por edhe vendi ku prezantohet ky libër ka të bëjë shumë. Po e prezantoj përballë studentëve. Libri është një letër e hapur “, deklaroi lideri i PD.

Botuesja, njëkohësisht dhe kandidatja e Partisë Demokratike për deputete ishte e pranishme në promovimin e librit të Lulzim Bashës.

Në Librin “Misioni Im” Lulzim Basha rrëfen të gjitha ngjarjet më të rëndësishme që kanë shënjuar karrierën e tij deri më tani dhe natyrisht edhe ofertën politike për shqiptarët në 25 prill.

Kujtojme që edhe rivali i tij politik Edi Rama në 2011 botonte librin “Kurban”. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT