Skenari për largimin e estabilishmentit të vjetër të PS? Majko: Vetë Rama është në vijën e zjarrit

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko i ftuar në “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja ka komentuar faktin se qenies i renditur i 19-ti në listën e PS-së për Tiranës, nëse kjo shihet si një lëvizje e Ramës për larguar estabilishmentin e PS-së.

Majko i është përgjigjur pyetjes së moderatorit se ka preferuar vetë të jetë në vijën e zjarrit për ta parë me sy humnerën. Ndërsa ka shtuar se vetë Rama është në vijën e zjarrit.

“Kjo është një skemë që fillon nga vetë Edi Rama, vazhdon me Gramoz dhe me të tjerët. E zëmë se e gjithë kjo është për të larguar estabilishmentin e vjetër, pse të mos mendoje e gjithë ky estabilishment e ka lidhur jetën politikën me PS, nëse ne kërkojmë mandatin e tretë kush duhet të rrezikonin, ne apo të rinjtë. Edhe unë në politike kam filluar duke përfaqësues veten si student. Zonjat Najada Çomo e Luljeta Bozo janë dy shkencëtare në fushën e tyre, nuk japin nga emri i tyre, me këtë veprim ne tregojmë se jemi më vibrant se kushdo tjetër. Vetë Rama është në vijën e zjarrit, nëse kemi hyrë për të dalë në opozitë, në vijën e parë normale ne do ta në shikonit në vijën e parë jo në të vijës së zjarrit”, u shpreh Majko.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT