Basha kujton fitoren e parë të PD: Ta çlirojmë sërish Shqipërinë nga e keqja, të rinisim rrugëtimin tonë drejt Europës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke kujtuar fitoren e parë të PD në 22 mars 1992 thotë se sot kjo datë sot është një frymëzim dhe angazhim i ri.

Basha thotë se sot të gjithë bashkohen në një mision të vetëm, “ta çlirojmë Shqipërinë nga e keqja”.

“Fitorja e parë e zgjedhjeve nga Partia Demokratike, është një ditë domethënëse jo vetëm për ne demokratët, po për të gjithë shqiptarët. Ajo ishte ora e ndarjes përfundimtare me diktaturën dhe fillimi i një procesi të ri, vërtet të gjatë dhe të lodhshëm, por të domosdoshëm për një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian. 22 Marsi, kjo ditë e shpresës, ditë e fitores, kthehet sot në një frymëzim dhe angazhim të ri për ne që të japim gjithçka që kemi për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Gjatë qeverisjes tonë, ne iu mundësuam shqiptarëve lëvizjen e lirë dhe pa viza në Europë. Ne e anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Ne e afruam vendin edhe më shumë me Bashkimin Europian ku sot për fat të keq e shohim që ky proces ka 8 vite që ka ngecuar në vend për shkak të keqqeverisjes, për shkak të një kryeministri që mendon vetëm për veten dhe për oligarkët e tij. Sot ne bashkohemi të gjithë me një mision të vetëm: ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që e ka mbërthyer dhe që e mban peng.

Më 22 mars 1992, e duam Shqipërinë si gjithë Europa ishte thirrja që i buronte nga shpirti i çdo shqiptari i cili flaku tutje zinxhirët e skllavërisë së diktaturës duke e parë të ardhmen tonë drejt perëndimit, drejt Europës.”

Duke kujtuar fitoren e parë, lideri i PD bëri thirrje për bashkim për ta kthyer  25 Prillin në këtë 29 vjetor të ardhjes të demokracisë së vërtetë në Shqipëri.

“Dua t’ju them se 22 Marsi i 92’-shit ishte dhe mbetet dita e një bashkimi të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, ndërsa me ndihmën tuaj, me kontributin tuaj dhe me punën e gjithsecilit prej nesh, le ta kthejmë 25 Prillin në këtë 29 vjetor të ardhjes të demokracisë së vërtetë në Shqipëri”, tha kryedemokrati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT