EMA dha “OK”, çfarë zbuloi testimi i 32 mijë vullnetarëve në SHBA për vaksinën AstraZeneca

Pas konfirmimit nga Agjencia Evropiane e Barnave, edhe SHBA ka dalë në konkuzionin se vaksina AstraZeneca është e sigurtë, efektive dhe nuk shkakton mpiksje të gjakut.
BBC raporton se më shumë se 32,000 vullnetarë morën pjesë, kryesisht në SHBA por edhe në Kili dhe Peru, në një testim të vaksinës AstraZeneca që pak ditë më parë në Evropë, por jo vetëm, u përball me një pezullim të marrjes së injeksionit për shkak se pretendohej për mpiksje gjaku.
Në këtë testim në SHBA, vaksina rezultoi se ishte 79% efektive kundër ndalimit të sëmundjes simptomatike Covid dhe 100% efektive në parandalimin e simptomave të rëndëa serioze tek njerëzit e testuar.
Në të gjitha testet nuk është raportuar për asnjë problem që të lidhet me mpiksjen e gjakut.
Edhe në Shqipëri pati hezitim pas vërshimit të lajmeve, por tashmë nuk ka asnjë dyshim dhe kjo vaksinë duhet të vazhdojë të përdoret. /Gazeta SHQIP