Albin Kurti zyrtarisht kryeministër i Kosovës, Kuvendi miraton me 67 vota PRO qeverinë e re

Albin Kurti është zyrtarisht kryeministri i ri i Kosovës.

Kuvendi ka votuar me 67 vota pro qeverinë e re, ndërkohë që 30 deputetë kanë votuar kundër.

“U jam mirënjohës për maturinë dhe përgjegjësinë qytetarë që dëshmuan gjatë procesit të votimit. Nga sot jam kryeministër. S’ka dyshim që këto zgjedhje janë historike. Ndihem i përulur para detyrave që kemi. Vota nuk është thjeshtë një numër. Të zhvillojmë ekonominë, të sjellin drejtësi dhe barazi në shoqëri. Pritjet janë të mëdha dhe përgjegjësia është e madhe. Është e rëndësishme të ndjejmë peshën e besimit.

Për deputetët e pozitës këtë rol e përgjegjësi mos e merrni si të mirëqënë dhe mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës. Ashtu siç ua kanë dhënë votën qytetarët ashtu edhe ua marrin.

Unë do të jem kryeministër që do të udhëheq me parime. Qeveria dhe institucionet janë të qytetarëve. Këtë duhet ta ketë parasysh secili zyrtar. Në institucione jeni zgjedhur or të shërbyer dhe jo për tu rehatuar. Qytetarët me të drejtë presin që të përfaqësohen nga njerëz të denjë. Na duhet bashkëpunim me të gjithë. Për reforma do të na duhet një mentalitet i ri i punës”, tha Albin Kurti në fjalën e tij si kryeministri i ri i Kosovës.

Këta do të jenë ministrat e rinj të Kosovës:

Kryeministër – Albin Kurti
Zëvendëskryeministër i parë – Besnik Bislimi

Zëvendëskryeminstër i dytë dhe Minstër i Jashtëm – Donika Gërvalla;

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla.

Ministër i Shëndetësië – Arben Vitia

Ministër i Arsimit – Arbërie Nagavci;

Ministër i Kulturës – Hajrullah Çeku

Ministër i Ministrisë së Administrimit te Pushteti Lokal – Elbert Krasniqi;

Ministër i Mjedisit dhe Infrastrukturës – Liburn Aliu

Ministër i Bujqësisë – Faton Peci;

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Gorna Rakiq;

Ministër i Mbrojtjes – Armen Meha

Ministër i Zhvillimit Rajonal – Fitim Damka

Ministre e Ekonimisë – Artan Rizvanolli

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tegëtisë – Rozeta Hajdari

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT