Vulin: Do të punojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin në takimin me ambasadoren zvicerane në Serbi Ursa Shmid, ka kundërshtuar interesimin e saj rreth nevojës së anëtarësimit të Kosovës në organizatën botërore të Policisë Interpol, duke thënë se “Serbia do angazhohet aktivisht në pamundësimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol” nëse përsëri aplikon për pranim.
Kjo sipas Vulin është absolutisht e papranueshme dhe do bëhet gjithçka që kjo të parandalohet edhe pamundësohet.
Në kumtesën e lëshuar nga MPB e Serbisë nuk jepen qëndrimet apo ndonjë deklaratë e ambasadores zvicerane, përveç qëndrimit tashmë të njohur të Vulin rreth Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare.