Rama thumbon Majkon: Kur të jesh i 20-ti në listën e ardhshme, besoj se do flasësh kështu edhe…

Kryesocialisti Edi Rama e ka lënë në fund të flasë Pandeli Majkon, i cili është i 19 në listën e Tiranës, ose siç njihet ndryshe si vija e zjarrit.
Pavarësisht kësaj, Rama theksoi se Majko është personi që ka marrë gjithçka nga PS-ja në karrierën e tij politike.
Por Rama nuk harroi ta thumbonte Majkon duke i kujtuar atij votën kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar në Parlament që u bë edhe objekt i përplasjes mes tyre.
“Faleminderit Pandi, në fakt 19 është i vetmi numër që unë përmend, sepse për sa më takon, unë e di e përmend numrin e PS dhe vetëmt ë PS, pastaj i takon të bëjnë zgjedhjen e tyre për çdo kandidat që mendojë. E përmend 19-tën, së pari sepse është numri i Pandit, e dyta sepse është objektivi minimal i PS në Tiranë. Dhe e treta sepse në Tiranë do të fitojmë 20 deputetë. Dhe unë jam i bindur se Pandi kur të jetë i 20-ti në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme në lista, do të flasë për teatrin e ri kombëtar, njësoj siç fol sot për stadiumin e ri kombëtar”, deklaroi Rama.
Këtë takim sipas Ramës, pas 4 vitesh mund të bëjë te Teatri i ri Kombëtar.