Parlamenti pro rusëve për Vaksinën dhe amerikanëve për Skavicën

Parlamenti i ka dhënë dritën jeshile blerjes së vaksinës ruse anti Covid, Sputnik. Me një votim me 95 vota pro, 4 kundër dhe 5 asbtenimi deputetët miratuan aktin normativ “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre”.
Kjo i hap rrugë vaksinës ruse që dikur ishte kontestuar nga ana e qeverisë shqiptare. Dritë jeshile i jepet me këtë akt edhe vaksinës kineze. Gjithashtu Kuvendi votoi dhe dy aktet e tjera që lidhen me vaksinat anti Covid me 96 vota pro.
Ato janë “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave antiCOVID-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë” miratuar me ligjin nr. 2/2021”, dhe “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së angazhimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Aleancës GAVI për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (COVAX FACILITY) miratuar me ligjin nr.134/2020”.
Hidrocentrali i Skavicës
Me 94 vota, pro 3 kundër dhe 6 asbtenime u votua pro ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës nga ana e amerikanëve që përfaqësohen me firmën Bechtel.
Kuvendi i dha dritën jeshile gjithashtu edhe nismës “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel international, inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”.
Ministrja e Energjitikës Belidna Balluku tha se projekti për Skavicën do të ndahet në dy kontrata, ku e para ka të bëjë më studime për terrenin, dhe e dyta faza finale projektimi dhe ndërtimi i Skavicës.
Balluku: Skavica një vepër e rëndësishme, një instrument rregullator i kaskadës së Drinit, me ndërtimin e tj rritje teë kapaciteteve ekzistuese.
Prej vitesh ka qenë në sirtarët e administratave, tani kemi një kontratë me Bechtel, projektligji i sotëm që ka të bëjë me kontratën për ndërtimin e Skavicës, do të përfshijë dy të tilla , një studimi i terrenit, matje etj . Duhet pasur parasysh që kontrata e parë do thellohet ne studimin ambiental të zonës, e lidhur me KESh dhe Bechtel, për të bërë një studim të mirë mjedisor.
Para studimet që kemi bërë tregojnë se zona do përmirësohet, kapitulli social do jetë i rëndësishëm, ku kompania dhe shteti do marrin përsipër problematika si shpronësime, kompensime.
Kontrata e parë do fokusohet në projektin teknik, furnitorin e turbinave, 4-6 në javë pas ligjit Bechtel do japë versionin zyrtar dhe më pas do flitet dhe do sillet për tre ditë punë në miratim versioni zyrtar.
Kjo fazë përfshin krijimin e një komisioni nga ministria dhe përfaqësues të tjerë, që do negociojë kushtet për fazën e dytë, projektimi dhe ndërtimi të Skavicës. Kontrata përfundimtare do firmoset brenda 3 dite pune. Është një nga investimet më të rëndësishme, prandaj duhet votuar.
Reagimi i Murrizit: Kam parë realacion dhe nuk shoh investimin sa është nga Bectel, sa mega do jetë Heci.
Balluku: Investimi nuk është një gjë që bëhet nga Bechtel por nga qeveria jonë, Bechtel po punon për gjetjen e financimit nga burime të huaja.
Sa do shpërngulen?
Balluku: Kontrata e dytë, do ketë një kapitull për përgjegjësinë sociale të kompanisë, si dhe tët shtetit ndaj banorëve. Kemi një nr të përafërt të pronave që preken, po pa përfunduar studimi parë nuk do të shprehemi.