Pandeli Majko i 19-i në listë: Kam presion/ Rama sulmon opozitën: Hata e madhe, mbetje të shekullit të kaluar

Në ambjentet e jashtme të stadiumit “Air Albania”, kryeministri Edi Rama mblodhi sot kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në Tiranë.

Mes tyre është edhe Pandeli Majko, i cili edhe pse i 19-i në listë, tha se presionin më të madh e ka për përgjegjësinë përpara qytetarë për mbajtjen e premtimeve.

“Kam një presion jo se ndodhem i 19 por për shkak të përgjegjësisë që kemi të gjithë bashkë. Këtu nuk flitet vetëm për matematikë. Këtu çështja shtrohet pak më thelbësore. Ky ekip nuk është ekip mbijetese, por ekip shprese, që bën diferencë të madhe me ekipin që kemi përballë. Ata që janë përballë duan të mbijetojnë në politikë. Në thelb jemi një ekip që pavarësisht sa kohë kemi këtu, kemi pasur qëllimin të vazhdojmë ndryshimin që kemi nisur. Ne po përpiqemi të ndërtojmë një shtëpi të re, jo vetëm për Shqipërinë e këtij brezi, por edhe të brezave të ardhshëm. Prandaj kemi detyrimin të bëjmë një kryefushatë,” tha Majko.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama gjeti rast të sulmonte sërish opozitën, duke thënë se e vetmja mundësi për shqiptarët është sërish Partia Socialiste.

“19 është i vetmi numër që mund të përmend, se unë di dhe do përmend vetëm numrin e PS, 19 është një numër që e përmend se është numri Pandit, dhe objektivi ynë minimal në Tiranë, dhe se ne në Tiranë do fitojmë 20 deputetë.

Në 2021, partia që lindi nga lëvizja studentore që përmbysi diktaturën, i del përpara qytetarëve dhe i kërkon votën me atë skuadër që Pandi tha është e mbijetesës, dhe nuk e konceptoj dot, nga Fatmir Mediu, tek Dash Shehi, tek Shpëtim Idrizi, tek Dulja, një hata e madhe të mendosh që Tirana e vitit 2021 të votojë për këto mbetje të shekullit të kaluar, që e patën mundësinë të tregojnë veten që në shekullin,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT