Rriten vdekjet, bien infeksionet/ Rreth 3500 vaksinime sot, si paraqitet situata në spitale

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, 11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar dhe 303 raste të reja me Sars Cov-2.

Krahasur me dje kemi 3 viktima më shumë dhe ulje të numrit të infeksioneve.

Edhe pse numri i vdekjeve mbetet i lartë, situata në spitale duket se është e stabilizuar.

“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.”, njofton ministria.

Numri i të shëruarve, është dyfishi i numri të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë shëruar 651 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 86,497 që nga fillimi i epidemisë.

Vaksinimet

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3,461 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 51,690 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT