Basha si Rama: Ka 500 mijë vende të lira pune për IT dhe inovacionin, kurse falas për pesë gjuhë të huaja

Në kuadër të programit “Shqipëria fiton arsimin”, kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha dhe ekipi i tij i ekspertëve prezantuan platformën e arsimit online që përfshin 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme për shqiptarët.

Prezantimi u bë në një takim online te organizuar nga ambientet e universitetit Modul të Vienës, me pjesëmarrjen e Komisioneres së BE-së për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela, dhe të rektorëve nga universitetet më të mëdha austriake si dhe përfaqësues dhe ekspertë shqiptarë dhe të huaj në këto fusha.

Kryedemokrati deklaori se “une dua te perseris angazhimin tim se kjo platforme do te lancohet ne shtator duke ofruar kurse ne anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht dhe spanisht falas per te gjithe shqiptaret nen moshen 35 vjec. Dua te falenderoj shume te gjithe ata qe u angzhuan ne kete perpjekje te jashtzakonshme dhe do te thoja unike qe po perpiqemi te ndermarrim ne Ballkan”.

Basha shtoi: “Ne e dimë problemin. Ne kemi ndërtuar zgjidhjen. Ne kemi aftësitë dhe vendosmërinë për ta zbatuar atë dhe kemi edhe partnerët dhe miqtë e duhur për ta realizuar atë sa më shpejt”.

“Trajnimi i të rinjve tanë në fushën e inovacionit, të komunikimit dhe teknologjisë së informacionit, përgatitja e të rinjve tanë, për mundësitë e punësimit në një sektor që ka nevojë ndërkohë që flasim aktualisht, duke parë disa statistika evropiane, janë 500.000 vende të lira pune vetëm në këtë fushë. Kjo do të jetë një shtytje e jashtëzakonshme për të rinjtë dhe për qëllimin tonë për të ndërtuar dhe mbështetur një klasë të mesme të trajnuar mirë dhe të paguar mirë, sepse përparësia e trajnimit në këtë fushë në veçanti është se ata do të marrin aftësi të larta që aktualisht i marrin vetëm përmes emigracionit, do të kenë mundësi të punësohen, pasi punësimi është një arsye për të cilin ata po largohen masivisht nga vendi dhe do të marrin rimbursim dinjitoz, paga që do të sigurojnë mirëqenien e të rinjve dhe problemet e të rinjve që krijojnë një familje. Por tani jo duke braktisur vendin e tyre, por duke qëndruar aty, në qytetet e dhe komunitetet e tyre. Kjo është arsyeja pse dixhitalizimi dhe në veçanti, tërheqja e investimeve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe Inovacioni është një përparësi kryesore që do të jetë e mjaft e pranishme në këtë program të dyfishtë të trajnimit profesional dhe në disiplinat e ndryshme që do të ofrojë ky program i dyfishtë profesional”, tha Basha.

Kryedemokrati pwrswriti opsionin e hedhur nga Rama gjatw fjalws sw mbajtur muaj mw parw për nisjen e punimeve për transformimin e Piramidës. Kryeministri u shpreh se ka dhjetwra tw rinj qw fitojnw qw pagw nga 1 mijw deri nw 4 mijw euro nga puna nw internet.

“Në Korçë janë të paktën 100 të rinj që fitojnë nga 1000 deri në 4000 euro në muaj. Ata kanë gjetur punë në internet. Bëjnë shërbime për një palë të tretë. Sot janë 2.4 milion vende pune të lira që konsiderohen si potencial për shërbime të kësaj natyre. Janë në fund të botës por arrihen vetëm me një ‘click’. Është shtrirja në çdo qytet e rrjetit të një programi për më të rinjtë që duan t’i vënë në punë aftësitë e tyre digjitale për të fituar shumë më tepër edhe se të shkonin në Gjermani. Një vajzë në Korçë, kishte që nga shërbimi i mirëmbajtjes së Instagramit të një boksieri në SHBA, tek puna për Websiten e një kompanie të huaj. Sot ajo merr mijëra euro në muaj. Edhe nuk e njeh askush, jeton në Korçë. Si ajo të paktën ka 100 talente si kjo. Duhet t’i kthejmë në shembuj konkret, duke bashkëpunuar me fondacione, bashkinë që ta kthejmë në një rrugë të re që kemi vënë bazat tashmë. Në një vend që funksionon në rrugë digjitale”, theksoi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT