Basha si shkrimtar, nxjerr videon teksa jep autografe për librin e tij: Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër

Pasi i befasoi të gjithë me botimin e një libri, kryetari i PD, Lulzim Basha ka postuar një video teksa flet me qytetarët rreth tij, ndërsa jep edhe autografë.

Basha ka promovuar dje librin e tij “Misioni im”, që vjen 5 javë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha shkruan se me këtë libër do të ndajë me publikun qasjen e tij për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë.

Sipas Bashës, politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër.

“Me këtë libër dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë. Politika më e mirë sipas meje, është ajo që ndikon në jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme, por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në një gjendje të pandërprerë ankthi dhe pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë e figurë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme e largpamëse, si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë.”, shkruan Basha. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT