Politikania serbe uron Albin Kurtin pas zgjedhjes si kryeministër i Kosovës

Rada Trajkoviç ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij kryeministër i Kosovës.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, politikanja serbe Trajkoviç thotë se rikthimi i Kurtit në krye të ekzekutivit vjen “pas dy dekadash qeverisje nga njerëzit që jetojnë në të kaluarën dhe që kanë shfrytëzuar ndasitë për të rritur pushtetin”.

“Qytetarët e të gjitha etnive kanë shpresë te ju dhe tek premtimet për drejtësi, barazi për të gjithë”, ka shkruar Trajkoviç.

Rada Trajkoviç ka jetuar në Prishtinë deri në vitin 1999, ka punuar në spitalin kryesor të qytetit, ka qenë anëtare e Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit dhe deputete e parlamentit serb.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT