Bushati bën deklaratën e FORTË për ndarjen e Kosovës: Ishte ide e vjetër serbe, por një shqiptar e risolli në “jetë”

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me çështjen e ndarjes së terrritorit të Kosovës. 

Bushati u shpreh në Syri Tv se kjo ishte një ide e vjetër serbe, por që sipas tij u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon. Ish-ministri tha se ishte kjo  ide që solli përçarje në rajon.

“Qëndrimi im ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, strategjinë e sigurisë kombëtare dhe të interesit kombëtar. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë akt heroik.

Qëndrimi im ka qenë zyrtar, diplomatik. Bëhej fjalë për gjysmën e Kombit, Kosovën dhe në këtë pikëpamje ishte e pamundur që kushdo të ishte ministër i Jashtëm i Shqipërisë të ishte gojëkyçur.

Mund të ju them me gojën plot që ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon.

Nuk më kanë surprizuar qëndrimet e këshilltarit të Trumo, John Bolton, as reagimet e qeverive britanike dhe gjermane, sepse kabllot e lobimit ishin futur thellë.

Kjo ishte një ide që futi në tension rajonin dhe ia uli ndikimin në maksimum ndikimin e Tiranës në Prishtinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë’, u shpreh Dimir Bushati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT