Kur vijnë vaksinat kineze në Shqipëri? Manastirliu jep lajmin e mirë nga Kamza

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve në Kamzë.

“Këtu në Kamzë kemi rreth 1000 mësues, të cilët janë duke u vaksinuar. Sot kalojmë besoj mbi 16 mijë mësues të vaksinuar. Ndërkohë që janë mbi 52 mijë vaksinime të kryera në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se me finalizimin e marrëveshjes për vaksinat që po blihen nga distributor i autorizuar, pritet të nisë vaksinimi masiv.

“Sot finalizojmë edhe aktin normativ për vaksinat, të cilat jemi duke blerë nëpërmjet distribuotrit të autorizuar dhe besoj që javën që vjen fillojmë vaksinimin masiv”, deklaroi Manastirliu.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 52,050 doza të vaksinës ndaj COVID19. Janë kryer 28,659 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 8,889 vaksinime për të të moshuar dhe 14,502 vaksinime për arsimtarët. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT