Hagë, nis gjyqi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit: Përplasjet me trupën gjykuese

Ka nisur në Hagë konferenca e katërt ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Një prokurore e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se që nga seanca e fundit paragjyqësore, ata kanë nxjerrë edhe dy paketa me materiale, teksa po vazhdon të punojë në materiale tjera.

Prokuroria e Specializuar kritikoi edhe ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së që sipas saj nuk kanë kontaktuar direkt me prokurorinë në lidhje me materialet dhe çështje tjera.

“Dëshiroj që të them dy gjëra të përgjithshme. E para është se çështjet e ngritura në ankesën e mbrojtjes, janë ato që mbrojtja nuk ka vendosur t’ia sjellë në dijeni inter-partes prokurorisë. Pjesa më e madhe do të mund të ishin zgjidhur nëse avokatët do ta kishin kontaktuar prokurorinë. Parashkrimi i mbrojtjes së Thaçit përbën një shkelje, dhe në vend të trajtojë çështje të reja, parashkrimi mbështet në mënyrë të pakuptimtë parashtrimet e mëparshme. Do të ishte ideale që të kishim një paketë të plotë të dëshmitarëve. ZPS është në proces të materialeve që janë objekt i kësaj kërkese. Dhe ne këtë po e bëjmë në shpejtësi”, tha ajo.

Ajo po ashtu bëri të ditur se provat materiale që lidhen me intervistat e Thaçit janë nxjerrë, mirëpo gjashtë nga 24 të tilla kanë mbetur pa u përfunduar në këtë proces.

Ndërsa, gjyqtari i Procedurës Paraprake në kuadër të Dhomave të Specializuara, Nicolla Goillou bëri të ditur agjendën e kësaj konference.

Ndër çështjet që do të diskutohen gjatë kësaj seance janë ecuria e hetimeve të Prokurorisë dhe mbrojtjes, parashtrimi i përgjigjeve ndaj mocioneve paraprake të dorëzuara paraprakisht dhe çështje të tjera që ngriten nga palët./ Zëri

Back to top button
LAJMET E FUNDIT