Avokati i Thaçit shpërthen ndaj prokurorëve të Hagës: Nuk po bëjmë teatër këtu, na jepni dosjet

Seanca gjyqësorë e Hagës kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe RexhepS Selimi po zhvillohet e tensionuar dhe më përplasje mes avokatëve mbrojtës dhe prokurorëve të Hagës.
Avokati i ish-presidentit Thaçit, Davi Hooper ka hedhur poshtë akuzat e prokurorëve të Hagës se po kërkojnë që të pengojnë procesin dhe po luajnë teatër, duke tentuar zvarritjen e saj.
“Ai na akuzon mbrojtjen e Thaçit se bëj teatralitet, unë nuk bëj shfaqje, nuk jam atij lloj avokati. Në fund të majit apo të korrikut dhe ne themi se kjo nuk është mënyra e duhur e nxjerrjes së materialeve. mNuk jam dakord që tha zonja Lousen sepse ne faktikisht i jemi përgjigjr në mënyrë të duhur të gjitha çështjeve, në mënyrë që tju ndihmoj, nuk po kundërshtojmë se kemi vështirësi është se kërkesa jonë, që prokuroria të japë të gjitha doikemtnet që lidhet me një të akuzuar ose në dëshmitar, në të njëjtën kohë që jepet deklarata apo intervista. Kjo praktikë nuk është ndjekur ne kërkojmë që të bëhet në të ardhmen, për të cilat kanë bërë komente secili prej dësmitarë dhe kjo të jepet brenda 14 ditë dhe brenda 28 ditëve nga kohja që ju keni paraqitur aktakuzën.Nuk po bëj teatër dhe nuk po akuzoj prokurorinë”, deklaroi Hooper.
Hooper thotë se Thaçi është marrë në intervistë duke kërkuar nga prokuroria që t’ia japin materialin. Ai thotë se ende nuk i kanë marrë këto materiale.
Hooper ka thënë se të gjitha këto aspekte janë të lidhur me njëra-tjetrën, duke shtuar që nxjerrja e materialeve të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe jo në mënyrë rastësore.
“Le të na jepen komplet p.sh dëshmitarin A, të gjithë paketën e materialit të tij. Ne sugjeruam që të kemi një listë paraprake të dëshmitarëve. Prokuroria duhet ta ketë një listë të tillë. Janë 3.000 dokumente dhe disa prej tyre nuk kanë numër që të jenë të caktuar. Prokurorja thotë se disa prej tyre janë për shkak se ju nënshtrohen redaktimeve. Ekziston nevoja që të ecim paralelisht që të ecim në hap më njëri-tjetrin. Kërkojmë që prokuroria të riparaqesë dokumentet dhe t’i lidhë me dëshmitarët përkatës”, ka thënë ai.
Edhe avokatët mbrojtës të Veselit, Krasniqit dhe Selimt kanë mbështetur qëndirmin e Hooper, të cilët t’i vihen në dispozicion dosjet e plotë për të cilat akuzohen.