PD-PS “përplasen” për fushatë, hapin takimet elektorale jo shumë larg njëra-tjetrës

Forcat kryesore politike ajo e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste nesër do të nisin zyrtarisht fushatën elektorale.
Sipas burimeve mësohet se ato do të mbahen një një orë larg njëra-tjetrës dhe se akoma nuk dihet se si do të organizohet, nëse do të ketë pjesëmarrje masive të njerëzve dhe kjo është në pritje të vendimit të Komitetit Teknik.
Mësohet se Partia Demokratike do të nisë fushatën nga sheshi “Nënë Tereza”, në orën 17:00, ndërsa pritet që të shtrihet në të gjithë Tiranën.
Nga ana tjetër bëhet me dije se Partia Socialiste do të hapë po nesër fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, rreth orës 18:00.