22 vite nga bombardimet e NATO-s për çlirimin e Kosovës, Rama publikon fjalimin e Bill Clinton: Datë e pashlyeshme në historinë shqiptaro-amerikane

Kryeministri Edi Rama publikon fjalimin e ish-presidentit të SHBA Bill Clinton, në ditën e 22 vjetorit të nisjes së bombardimeve të NATO-s, për çlirimin e Kosovës.

“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.

Data 24 mars shënon fillimit të bombardimeve të NATO-s, për çlirimin e Kosovës nga ushtria e ish-Jugosllavisë. Bombardimet zgjatën nga 24 marsi 1999 deri me 10 qershor 1999.

Sulmet filluan në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviç dhe më 11 qershor forcat e armikut filluan të lëshojnë territorin e Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT