“Vuçiç është në krizë të madhe…”/ Spartak Ngjela ‘zbulon’ pse Macron e ftoi Ramën në Paris
Vizita e shkurtër e kryeministrit Edi Rama në Paris, ku u takua me presidentin Macron, me ftesë të këtij të fundit, ka shkaktuar shumë debate në Shqipëri.
Sipas avokatit Spartak Ngjela, Rama u thirr në Paris si ndërmjetës për Kosovën për shkak të hartës së publikuar nga Vuçiç.
Ngjela tha se ka dy probleme, e para sepse kemi një qeveri nacionaliste në Kosovë, dhe e dyta sipas tij, se Vuçiç ndodhet në krizë.
“E dini ju ç’është politika? Donin ta fusnin ndërmjetës për Kosovën. E ka thërritur për Kosovën dhe ky shkoi si mbartës. Çfarë do të thotë të të thërrasi shteti i madh europian pa agjendë, e thërriti për Kosovën.
E para se ka dalë një qeveri e re me karakter nacionalist dhe e dyta që ka rënë Vuçiçi në krizë të madhe. Ç’e dini ju Serbinë? Është pjellë direkte e Francës, edhe ne na kanë shkatërruar. Thërret Ramën dhe ky e thërret si mbartës. Shyqyr që e bënë publik.
Kjo është thembra e Akilit, të tjerat janë broçkulla. Nuk ka asnjë deklaratë për shtyp, asgjë. Pra ka qenë vetëm për Kosovën. Nuk e keni parë kërcënimin që i ka bërë Biden Vucicit? Politika shqiptare është në marramendje.”, tha Ngjela në OPEN. /Gazeta SHQIP