Frika e përplasjes? PS shtyn orarin e prezantimit të kandidatëve

Sot është dita kur partitë kryesore, PD dhe PS do të ccelin zyrtarisht fushatën e tyre elektorale.

Partia Socialiste për shkak të faktit se PD-ja kishte lënë hapjen e fushatës në ora 17:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ka marrë vendimin për të shtyrë eventin e saj për prezantimin e kandidatëve për deputetë.

Mësohet se PS e ka shtyrë me gjysmë ore orarin e cceljes së fushatës, nga ora 17:30 në ora 18:00. Kjo për të mos krijuar ndonjë përplasje mes demokratët për fonitë dhe zhurmat që do të krijohen për të mos inteferuar.

Shtyrja është njoftuar zyrtarisht nga ana e socialistëve për eventin që do të mbahet në sheshin “Skënderbej”. Sipas rregullave anti Covid këto dy takime duhet të zhvillohen pa praninë e militantëve të dyja partive, por vetëm të kandidatëve. Por se nuk mund të përjashtohet që prezent të jenë edhe militantë të të dyja partive, edhe pse të paftuar.

Frika e përplasjes? PS shtyn orarin e prezantimit të kandidatëve

Back to top button
LAJMET E FUNDIT