Merkel shfuqizon shtërngimin e masave të reja: Ishte një gabim, i kërkoj falje vendit

Kancelarja Angela Merkel ka shfuqizuar vendimin e marrë një ditë më parë për bllokimin total të vendit gjatë Pashkëve.
Sipas BLIND ky vendin është marrë gjatë samitit me udhëheqësit e udhëheqësit e Landeve.
Teksa i kërkon falje qytetarëve, Merkel thotë se tërheq vendimin e dhënë për bllokimin e vendit.
Ky vendim ka ardhur pas kritikave të marra nga qytetarët të cilët këto masa i kanë konsideruar të rrepta.
“Ishte një gabim dhe gabimet duhet të korrigjohen me kohë. Unë marr përgjegjësinë për gabimin tim, dhe dua t’i kërkoj falje vendit”- tha Merkel.
Më pas ajo thekson se: Ta themi troç: Ideja e një bllokimi total për Pashkën u hartua me qëllimet më të mira. Sepse ne absolutisht duhet të arrijmë të ngadalësojmë dhe të përmbysim valën e tretë të pandemisë. Sidoqoftë, ideja e të ashtuquajturës pushimi i Pashkëve ishte me probleme, kishte arsyet e veta të mira, por nuk mund të zbatohej mjaft mirë në kohën e shkurtër në dispozicion. Nëse mund të zbatohet fare në një mënyrë të tillë që kostoja dhe përfitimi të jenë në një marrëdhënie të ndjeshme në gjysmë të rrugës.