E FRIKSHME/ Shikoni se si simpatizantët e PD mbushin sheshin “Nënë Tereza”, injorohen rregullat kundër covid (FOTO-VIDEO)

Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale e Partisë Demokratike, në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Edhe pse në situatë pandemie, ku sipas Komitetit Teknik nuk lejohet grumbullimi i më shumë se dhjetë personave, simpatizantët e PD duket se kanë shkelur rregullat.

Në podiumin e improvizuar organizatori u bën vazhdimisht thirrje pjesëmarrësve në që të qëndrojnë në makina, por thuajse të gjithë kanë dalë jashtë automjeteve duke mos mbajtur distancë me njëri-tjetrin.

Simpatizantët e PD thërrasin në kor: “Rama ik!”, “Shqipëria fiton”,  “Lulzim Basha”, apo “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Gjithashtu shesh janë edhe aleatët e Lulzim Bashës, si Fatmir Mediu i PR, Dashamir Shehi i LZHK, Agron Duka i PAA, Shpëtim Idrizi i PDIU, Vangjel Dule i PBDNJ.

Pak më vonë, edhe PS do çelë fushatën nga Sheshi Skënderbej, ku situata duket më e qetë.

FOTO-VIDEO/ Simpatizantët e PD mbushin sheshin

FOTO-VIDEO/ Simpatizantët e PD mbushin sheshin

FOTO-VIDEO/ Simpatizantët e PD mbushin sheshin

FOTO-VIDEO/ Simpatizantët e PD mbushin sheshin

FOTO-VIDEO/ Simpatizantët e PD mbushin sheshin

Back to top button
LAJMET E FUNDIT