Nis fushata e PS në sheshin “Skënderbej”/ Hapet me himnin e flamurit kombëtar

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Fushata e PS ka nisur në sheshin “Skënderbej”, ku siç shihet në shesh janë vënë karrige me distancë, duke zbatuar masat anti-Covid.
Aty ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili pritet të mbajë fjalën e tij. Fushata e PS është hapur me Himnin e Flamurit, të kënduar nga Vikena Kamenica.
Evis Kushi: Ftesën për t’u bërë pjesë e PS në skuadrën e Elbasanit e mora 8 vite më parë. I jam mirënjohëse Edi Ramës për këmbënguljen, se jo vetëm jam ndjerë e dobishme për komunitetin ku jetoj, por sëbashku kemi bërë shumë për qytetin ku jetoj. As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha menduar që në 8 vite do bëhej më shumë se dhjetëra vite bashkë. Jam e lumtur që kemi ndihmuar nxënësit e mësuesit e Shqipërisë,